Nga GËZIM TUSHI

Është e vërtetë që hapësirat e qyteteve tona u liberalizuan dhe u bënë të mundshme si hapësira të lira jetike e qytetare për të gjithë shqiptarët pasi nisi procesi demokratik i vendit, por si gjithnjë cdo e mirë ka dhe anën e saj të errët.

Libri më i fundit i Prof.Gëzim Tushit “Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane” vjen si një kontribut social dhe një vështrim serioz mbi problemet që qyteti mbart, të jetës së përbashkët qytetare dhe dinamikën komplekse të tij. Libri “Qyteti dhe patologjitë e tij..”, mëton të na njohë me idenë se organizimi i qytetit dhe funksionimi i jetës urbane duhet të jenë qëllimet e para dhe të fundit të qytetarit. Në të përshkruhen një pas një betejat sociale që e bëjnë urbanizimin e qyteteve një proces që t’i ndihmojë ato mjedise të bëhen sa më të jetueshme duke shmangur konceptin e vjetruar të një qyteti me dy pamje e me cilësi të ulët jetese urbane.

Autori vëmendjen dhe optikën e vlerësimit të ndryshimeve që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin e përqëndron me përparësi te vlerësimi i situatave konkrete të zhvillimit që ndodhin përditë në qytetet tona. Libri konkludon në faktin që ndryshimet, transformimet, përmirësimet por dhe disa përkeqësime të jetës urbane në qytet vlerësohen në kuadër të shpërthimit të revolucionit urban, që tashmë mbetet i pranishëm në jetën e qyteteve tona, i fortë ndoshta në disa raste dhe i pandërprerë.

Ndaj në këtë kontekst libri i Prof. Tushit nuk është vetëm një njohje e jetës komplekse urbane por dhe një rizgjim i vetëdijes qytetare, për qytetin që ai do dhe për të cilin ai duhet të mendojë cdo ditë.

Top Channel