Pamundësia për të marrë përkrahje financiare ishte goditja e fundit për një baba të tre fëmijëve në Britaninë e Madhe, që kishte hyrë në një borxh prej 20 mijë sterlinash duke larë qiranë e duke u kujdesur për fëmijët, pasi kishte mbetur për disa kohë pa punë.

Para se të vetëvritej, 34-vjeçari Filip Heron postoi në rrjetet shoqërore një foto duke qarë në makinë.

Prindërit nuk e dinin për borxhin e djalit të tyre, dhe e morën vesh vetëm pas vetëvrasjes. Ai kishte aplikuar për kredi të butë që të lante borxhet, me 1% interes, por pasi ishin shteruar të gjitha mundësitë dhe kishte mbetur me vetëm 4 sterlina në bankë, babai kishte ndërmarrë hapin fatal.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel