Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila po zhvillohet në prani të 10 anëtarëve, pasi zoti Besnik Cani mungon.

Në mbledhje janë miratuar drejtuesit e rinj të përkohshëm në disa nga prokuroritë e vendit.

Kështu, është miratuar me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Isa Jata në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Po ashtu, miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Julian Cafka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Rozeta Qirjaqi në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Vijon…

Top Channel