Bllokohen autostradat në Puerto Rico, në krye të protestave Bad Bunny dhe Ricky Martin

22/07/2019 19:58

Prej një jave në ishullin e Puerto Rico-s në Karraibe po zhvilllohen protesta masive kundër guvernatorit Ricardo Rosselló. Gjithçka nisi me rrjedhjen e bisedave të zhvilluara në ‘Whatsapp’, midis presidentit dhe anëtarëve të kabinetit, ku përdoreshin fjalë fyese për shumë figura publike.

I quajtur tashmë si skandali “RickyLeaks”, 900 faqet me mesazhe të publikuara nga Qendra për Gazetarinë Investigative në Puerto Rico, përmbajnë fjalor homofobik dhe fyes për politikanët, njerëzit e medias dhe artistët, por edhe për banorët e goditur në 2017-n nga uragani Maria.

Protestuesit kanë bllokuar sot autostradat e vendit duke përshkallëzuar aksionin e tyre kundër guvernatorit Rosselló. Ky i fundit ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e vitit tjetër dhe është dorëhequr nga drejtimi Partisë së Re Progresive, por qytetarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të 40 vjeçarit.

Qytetarët thonë se protestat nuk lidhen vetëm me “RickyLeaks”, por janë pasojë e varfërisë dhe korrupsionin të madh që dominon në territorin gjysmë-autonom të SHBA-së.

Në krye të protestave kanë dalë disa nga artistët më të njohur të Puerto Rico-s, si Bad Bunny dhe Ricky Martin. Ky i fundit fyhet direkt në mesazhet e publikura.

“Ricky Martin është mashkull shovinist, ai shkon me meshkujt sepse femrat nuk e eksitojnë”, shkruante në mesazhe Sobrino Vega, drejtor i Bankës për Zhvillim, për fituesin e dy çmimeve Grammy.

“Njerëzit tanë duhet të shkojnë dhe të mbrojnë Tom, dhe të rrahin atë kurvë”, shkruante guverantori Rosselló për kryetaren e Këshillit të New York City.

Mesazhe të tjera skandaloze janë publikuar dhe kabineti qeveritar ka kërkuar falje. Gjithsesi, protestuesit vijojnë të mos largohen nga rrugët, deri në largimin përfundimtar të guverantori Rosselló.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel