42 milionë euro për ‘Drejtësinë’, Delegacioni i BE: Reforma po jep frute dhe është e pakthyeshme

22/07/2019 21:53

Tre vjetori i miratimit të reformës në drejtësi është përshëndetur edhe nga delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë. Në reagim thuhet se kjo reformë është e pakthyeshme dhe se po jep frutet e para.

“Shqipëria shënon 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi: Kushtetuta e ndryshuar, 40 ligje të miratuara, 181 gjyqtarë dhe prokurorë të skanuar, janë ngritur KLP dhe KLGJ, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po funksionon, janë rankuar kandidatët për SPAK. Reforma në Drejtësi po jep frute dhe është e pakthyeshme”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i delegacionit, Luigi Soreca thotë se Bashkimi Europian po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike.

“Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është tre vjeçe. Një moment për të festuar por gjithashtu për të parë drejt së ardhmes. Bashkimi Europian po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. Bashkimi Europian për drejtësinë, Bashkimi Europian për Shqipërinë”, thotë Soreca.

  Leyla Moses-Ones: Vetting-u po funksionon, SHBA do i qëndrojë në krah Shqipërisë

  “Poli i Drejtësisë”, inaugurohet godina e re në Tiranë. Betohen magjistratët

Top Channel