Interneti tashmë i ka pushtuar të gjithë. Por për disa pushues sado të zhvillohet teknologjia, libri do të mbetet opsioni origjinal i të mësuarit. Vërtet prej internetit mund të mësojmë shumë shpejt vetëm me një klikim dhe gjithashtu të argëtohemi, por librit të printuar ne mund t’i kthehemi sa herë të duam dhe të përjetojmë një botë tjetër krahasuar me atë të  internetit.

Për disa pushues të lexuarit dixhital është shpërqëndrues, ndërsa libri i printuar ngelet  në memorien afatgjatë. Ka dhe nga ata që preferojnë të zgjedhin librin se e kanë kulturë.

Në këto ditë vere në plazh njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme për tu argëtuar, si në botën reale ashtu dhe virtuale. Të shumtë janë pushuesit të cilët humbasin në botën e internetit, por ka dhe nga ata që zgjedhin librin. Sipas tyre leximi i një libri të printuar i bën të fantazojnë mes mijëra mendimesh e të mbajnë mend për një kohë të gjatë informacionin e marrë.

Ka dhe nga ata  qq e shikojnë plot vlerë marrjen e informacionit nëpërmjet ndjesisë e prekjes së fletës së librit, por pa mohuar rëndësinë e internetit. Jo të paktë janë dhe pushuesit e huaj, siç është e moshuara amerikane, e cila e quan të lexuarit e një libri aftësi për jetën. Po  ashtu një autor nga Maqedonia përcjell mesazhin: se rëndësia e të lexuarit të librit duhet të kultivohet që nga bankat e shkollës,  me qëllim që vlera e librit të mos humbas.

Top Channel