Video/ Qyteti i kaosit, 5 milion banorë presin kamionat dhe trenat për tu furnizuar me ujë

20/07/2019 06:37

Është qyteti i gjashtë më i madh në Indi dhe me një popullsi prej 5 milion banorësh, por vuan nga mungesa e elementit më jetik, ujit. Bëhet fjalë për qytetin e Chennai-t.

Qytarët atje duhet të presin kamionat dhe trenat për tu furnizuar me ujë. Jeta është vështirësuar në çdo aspekt si mungesë e ujit. Më herët qyteti furnizohej nga liqeni i qytetit, Liqeni Chennai Puzhal, por sot ai është tharë totalisht.

Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar makthin që kalojnë çdo ditë këta qytetarë.

Top Channel