Julian Alaphillipe vijon të entuziazmojë admiruesit franceze të ciklizmit, pasi fitoi etapën e 13 të Turit të Francës, atë kronometër individual të zhvilluar në qytetin Pau, 27.5 km e gjatë.

Ciklisti i skuadrës Deceuninck-Quick Step bëri një paraqitje fantastike në këtë etapë të 13 duke e përshkuar itinerarin e përcaktuar me kohën 35 minuta.

Në vendin e dytë u rendit pikërisht kampioni në fuqi i Turit të Francës Geraint Thomas i skuadrës Ineos me 14 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua ciklisti belg i Lotto Soudal, Thomas De gendt me 36 sekonda më shumë se Alaphillipe.

Pas kësaj etape, Julian Alaphillipe forcon pozitat në krye të renditjes së përgjithshme të Turit të Francës teksa regjistron kohën 53 orë 1 minutë e 9 sekonda. Vendi i dytë vazhdon të mbahet nga Geraint Thomas, por tani me 1 minutë e 26 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë është ngjitur Steven Kruijsëijk me 2 minuta e 12 sekonda më shumë se Alaphillipe.

Top Channel