Ka shumë lloje të problemeve dhe sëmundjeve që prekin mëlçinë. Megjithatë, disa prej tyre janë relativisht të shpeshta dhe ka shumë gjasa që të gjithë njerëzit të përjetojnë një ose disa prej tyre në një pikë të caktuar të jetës. Një prej tyre është dhjamosja e mëlcisë, e cila shkaktohet kryesisht nga përdorimi i tepruar i alkoolit, por edhe mënyrës së jetesës.

Problemet e mëlçisë përgjithësisht janë sëmundje pa shenja. Personi i prekur nuk dallon dot se në trupin e tij, organi i mëlçisë është i prekur. Shifrat tregojnë se ka një numër të lartë në krahasim me vendet e BE sa i përket pacientëve të prekur nga Hepatiti.

Kontrolli shëndetësor bazë është një nga zbuluesit e problemeve në mëlçi me anë të analizave të gjakut. Sëmundjet e mëlçisë shfaqen edhe në ezofag në formën e disa kapilarëve të mbushur me gjak.

Rreth 90% e pacientëve që vuajnë nga ciroza, një nga sëmundjet më serioze të mëlçisë, zhvillojnë variçe në ezofag. Nga të cileve 30% e tyre u shkaktohet hemoragji.

Parandalohet dhe trajtimi i kësaj problematike nuk bëhet vetëm me ilaçe, por duhet edhe me anë të lidhjeve të këtyre variçeve nëpërmjet një procedure endoskopike.

Por cilat janë disa nga sëmundjet që prekin mëlçinë?

Si trajtohen ato? Po trajtimet endoskopike a japin zgjidhje?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel!

Top Channel