Restaurimi i “Notre Dame”/ Donatorët më të mëdhenj kanë dhuruar vetëm 18 milionë£!

20/07/2019 16:58

Dy miliarderë që u zotuan për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, kanë dhuruar më në fund 18 milionë £, pasi i turpëruan publikisht.

Më i pasuri i Francës premtoi se do të dhuronte 800 milionë £, për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, pas zjarrit, por muajin e kaluar një përfaqësues i Fondacionit “Notre Dame”, ka thënë se askush nuk ka dhënë asnjë qindarkë, deri më tani.

Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe “Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”, dhuruan paratë si një ‘paradhënie’, për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës, në mënyrë që të fillojë puna restauruese.

Zyrtarët shprehen se shumë prej personave që dolën vullnetarë në dhurimin e parave, për të rindërtuar “Notre Dam” kanë pritur për të dëgjuar se çfarë do të përfshijë restaurimi, përpara se ata të vendosin se për cilën pjesë do të paguajnë!

Skuadrat e specializuara po punojnë ende për ta bërë ndërtesën të sigurt, sepse disa pjesë të ndërtesës janë delikate, pasi zjarri e la strukturën e tij të paqëndrueshme.

Fondacioni “Notre Dame”, i cili po menaxhon projektin në emër të shtetit, vlerëson se kjo punë do të zgjasë rreth katër muaj, deri në përfundim të punimeve.

FOTO GALERI
2/16
Bernard Arnault, njeriu i dytë më i pasur në botë, pronar i "Fendit" dhe "Louis Vitton".

Top Channel