Algjeria ka fituar Kupën e Afrikës ku mundi në finale ekipin e Senegalit.

Ekipi alrgjerian mori avantazhin shumë shpejt që në minutën e dytë ku shënoi me anë të Baghdad Bounedjah. Bounedjah gjuajti me të djathtën nga jashtë zone por qe devijimi i mbrojtësit senegalez Sane që tradhtoi portierin dhe çoi topin në rrjetë.

Senegali i cili nuk e ka fituar kurrë kompeticioni kërcënoi disa herë Algjerinë por asnjëherë seriozisht. Në minutën e 60 gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të Senegalit për prekje të topit me dorë, por që u anullua me VAR.

Me këtë rezultat do mbyllej takimi dhe Algjeria do të shpallej fituese e Kupës së Afrikës ku ky është titulli i dytë i këtij kompeticioni. Hera e fundit që Algjeria e kishte fituar ka qenë viti 1990.

Top Channel