Që nga mesnata e deri në mëngjes, para Teatrit Kombëtar kanë qëndruar me dhjetëra qytetarë, duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mos lejuar zbrazjen fshehurazi të tij.

Aleanca pretendon se kishte marrë informacione se qeveria do të vepronte gjatë natës për të hequr nga Teatri çdo gjë që mundëson vënien në skenë të shfaqjeve.

“Burime nga administrata e Teatrit na njoftojnë se natën do të bëhet zbrazja e plotë e Teatrit Kombëtar. Kërkohet mobilizim i plotë qytetar. Të gjithë që munden, janë të ftuar të na bashkohen që të qëndrojmë sot natën për t’i bërë qeveritarët që veprojnë si gjithmonë hajdutçe natën që të stepen në qëllimin e tyre të mbrapshtë”, shkruhet në faqen e Facebook të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

 

Top Channel