Qytetaret e Kombinatit do ta kenë më të lehtë tanimë për aksesuar të gjitha shërbimet si me kadastarën apo dokumente nga sigurimet shoqërore ato shëndetësore e të tjera. Në kombinat është hapur qendra ADISA, e cila ofron si shërbime vendore, por edhe ato qe nuk lidhen me bashkinë.

“Ky bashkëpunim mes qeverisë qendrore me qeverisë lokale e sheh rezultatin në këtë hapësirë. Dilema është: shkojnë njerëzit te shërbimet, apo shërbimet te njerëzit? Besoj sot jemi përgjigjur qartë: shkojnë shërbimet ku janë njerëzit, shkon shteti te njerëzit, shkon qeveria, bashkia, deputetët, dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë shërbime konkrete dhe të prekshme për qytetarët. Me zgjidhjen e kësaj dileme kemi një hapësirë të transformuar për Njësinë 6”, tha Veliaj.

Një nga projektet e Bashkisë së Tiranës në katër vitet e ardhshme edhe krijimi i Tiranës policentrike, ku përfshihet qendra e Kombinatit.

]“Me gjithë këto ndërtesa të trashëgimisë industriale shqiptare, pavarësisht se si rrodhën ngjarjet me ndërrimin e sistemit, duam që ta kthejmë pjesën e Kombinatit në një pjesë jo vetëm që të ruhet, por të restaurohet. Ata që i kanë zënë në vitet e fundit këto ndërtesa, do të trajtohen në një mënyrë sociale, pra o me një bonus qiraje, o me kredi të butë, ose me një banesë sociale. Duhet që ky shesh që është, le të themi, simbolikë e asaj që kemi si vizion i Tiranës policentrike, të materializohet. Do të kemi tre konkurse: Kinostudio, Kombinat dhe Laprakë”, u shpreh Veliaj.

Top Channel