Janë ditë të nxehta vere, por jo të gjithë janë në plazh. Jo të gjithë të rinj e të reja janë kafeneve.

Aliona Çomo nga Elbasani studion mjekësi, por edhe pse periudhë pushimesh, të gjitha ditët atë e gjejnë në bibliotekën e qytetit ku qëndron me orë të tëra.

Si çdo bashkëmoshatar i saj, Aljona nuk i ka shpëtuar tundimit të internetit, apo rrjeteve sociale, por baza e saj e fortë dhe e palëkundur mbetet libri. Sipas Aljonës, dëshira për librin ngjizet në vogëli dhe është një dashuri që zgjat gjithë jetën.

Në këto ditë të mesit të Korrikut, biblioteka e qytetit duket e heshtur, ashtu siç edhe duhet të jetë, po ajo nuk është e zbrazur. Ka ende të rinj që pushojnë dhe çlodhen duke lexuar.

Top Channel