Politika në Shqipëri po reagon në mbështetje të Ramush Haradinajt, i cili është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko vlerëson dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit, si një veprim prej burri shteti.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, shprehet Majko.

Edhe kryeopozitari Lulzim Basha thotë se dorë “dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka.”

“Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.  Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, shprehet Basha.

  Haradinaj përpara ‘Speciales’, reagimet në Prishtinë: Po paguan se doli kundër ndarjes së Kosovës

  Presidenti Thaçi për thirrjen e Haradinajt në Hagë: Keqardhje, lufta e UÇK-së nuk mund të cënohet

Top Channel