Dështon tentativa e Teutës për të përmbysur humbjen 3-0 ndaj Ventspilsit në Letoni, pasi bregdetarët nuk shkuan më shumë se një fitore minimale 1-0, pasditen e sotme në “Niko Dovana” të Durrësit.

Të besuarit e Blendi Shkëmbit e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan shumë volum loje, por nuk arritën të shfaqen konkretë në zonë dhe rrezikuan pak kuadratin e miqve nga Letonia.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për durrsakët, që zhbllokuan sfidën me një gol mjaft të bukur të fantazistit Sherif Kallaku në minutën e 48’, që ndezi njëkohësisht edhe shpresat për një përmbysje të madhe.

Përpjekjet e “djemve të detit” vazhduan gjatë gjithë pjesës së dytë, por pasimi i fundit ishte i gabuar shumicën e rasteve, ndërsa edhe 2-3 tentativa të sakta drejt kuadratit, u neutralizuan mjaft mirë nga portieri i Ventspils.

Vërshëllima finale pa fituese Teutën, por të kualifikuar për më tej në ‘Europa League’ skuadrën e Ventspilsit, që ashtu si një vit më parë me Luftëtarin, edhe këtë sezon çon në shtëpi një tjetër skuadër shqiptare.

Top Channel