Faktin që aksionet e opozitës nuk kanë gjetur mbështetje nga faktori ndërkombëtar ish-ministri i jashtëm demokrat Aldo Bumçi e sheh si një problem të brendshëm të vetë ndërkombëtarëve.

Në Top Talk Bumçi tha se me fillimin e protestave nga ana e Opozitës kemi edhe një kthim të vëmendjes nga Shqipëria.

“Ndërkombëtarët janë në këtë moment me shumë probleme dhe halle. Kanë qene vite me probleme dhe nuk ka qenë ajo vëmendje ndaj Shqipërisë që mund të ketë qenë në vite të tjera. Ndryshe nga 3-4 vite më parë, qoftë edhe një vit më parë, me fillimin e protestave ne kemi një kthim të fuqishëm të vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe kjo ka ardhur në 2 forma:

a) ka ardhur me mbulimin mediatik botëror të paprecedentë, mund ta krahasoj vetëm me rrëzimin e Komunizmit. Edi Rama kishte arritur të shuante çdo projektor që hidhte dritë nga problemet e Shqipërisë. Doli Shqipëria siç është, një narkoshtet. Nuk është folur kurrë në 29 vite për narkoshtet në Shqipëri, është folur për Shqipërinë e Edi Ramës.

b)Kemi 2 raporte ndërkombëtare të këtij viti, raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit janë raportet më të zeza të shkruara. Për krimin e organizuar, drogën dhe për gjendjen e ekonomisë Shqiptare”, tha Bumçi.

Top Channel