Dy motra binjake ruse, Adel dhe Alina Fakhteeva, në pamje të parë të krijojnë idenë e njëjtë me çdo çift binjakësh të tjerë të cilët janë shumë të ngjashëm jo vetëm në aparencë, por edhe në sjellje duke marrë parasysh faktin se çdo gjë e bëjnë bashkë.

Por ndryshe nga binjakët e tjerë, ato janë shumë më ndryshe, jo për faktin se janë të famshme në fushën e modelingut, por për shijen e tyre për mashkullin ideal.

Mashkullin, e jo meshkujt, pasi ato ëndërrojnë të gjejnë vetëm 1 burrë me të cilin të martohen të dyja dhe në këtë mënyrë nuk do të ndahen kurrë.

Dëshirën e tyre ato e kanë shprehur që në 2017-ën, por mesa duket ende nuk e kanë gjetur atë “idealin”, i cili përveçse duhet që t’i dojë të dyja njësoj duhet të plotësojë edhe një kusht tjetër shumë të rëndësishëm, duhet të jetë i pasur.

Por derisa “ai” të vijë, Adel dhe Alina Fakhteeva kanë vendosur që ta shfrytëzojnë sa më tepër famën që ato morën, kryesisht pas deklaratave për burrë të përbashkët, e të bëjnë sa më shumë para përmes botës së modelingut, aq sa ndoshta do të heqin dorë nga kushti që burri i përbashkët të jetë super i pasur.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel