Tatimet kanë nisur kontrollet në terren për mos lëshimin e kuponave tatimore dhe për verifikimet e dokumetacioneve të tjera fiskale.

Kontrollet nuk do të jetë rastësore sipas Ministres së Financave, Anila Denaj, por në bazë të analizës së riskut të bërë nga kryqëzimi i të dhënave dhe hisorikut të raportimeve të transaksioneve. Katër janë sektorët më risk.

“Në fakt ne kemi evidentuar katër sektorë kryesor. Plani operacional filloi në muajin Prill me sektorin e hoteleri-turizmit dhe vijon tani me sektorin e ndërtimit, me sektorët të cilët janë brenda akcizës, karburantet, pijet dhe cigarja, ku ne mendojmë që ka një evidencë më të shtuar të riskut se sa në sektorët e tjerë”, është shprehur Anila Denaj.

“Bizneset të cilët në matricën e riskut kanë elemente të evidentuara për shkelje të ligjit do të gjobiten. Koha e ndërgjegjësimit ka mbaruar”, thotë Ministrja e Financave.

“Janë 6100 biznese në një sektor, cilët ne i evidentojmë dhe i kemi sot në vëmendje më të shtuar sesa disa muaj më parë, por kjo nuk do të thotë që ne eleminojmë dhe gjithë punën tonë rutinë. Ndërkohë që flasim, ne jemi duke përmirësuar ende dhënien e informacionit në matricën e riskut dhe çdo ditë mund të dalin edhe biznese të tjera. Ky numër nuk qëndron konstant. Unë shpresoj të ulet. Kjo luftë kundër informalitetit është një pjesë e ndërgjegjësimit, por është e rëndësishme për të thënë që koha ku hotele në “Booking” janë të regjistruara dhe nuk regjistrohen në QKB ka mbaruar”, ka shtuar Denaj.

Top Channel