Wake Up/ Gerta Mahmutaj dhe John Van Ride vijnë me ritme latine. Ja pse?!

17/07/2019 13:41

Gerta Mahmutaj është bërë pjesë e skenës që prej vitit 2004 dhe prej asaj kohe nuk është ndalur, duke konkurruar në spektakle të ndryshme muzikore.

Publiku e ka njohur fillimisht në bashkëpunimet me vëllain e saj Klejti Mahmutaj. Në karrierën e saj artistike ajo ka dhe disa bashkëpunime me Dj dhe producentin, John Van Ride. Vetëm pak ditë më parë më 9 korrik, kanë publikuar këngën e radhës e cila mban titullin “Kush je ti”.

John Van Ride ka filluar të luajë me disqet kur ishte 18 vjeç, kohë kur përfundoi shkollën e muzikës për instrumentin e saksofonit ndërsa sot ai po i përkushtohet profesionit të producentit. Ndërkaq për të gjithë ata që nuk e dinë, Gerta dhe John Van Ride është se dy artistët nuk i bën bashkë vetëm muzika, por ndjenja e dashurisë që kanë për njëri – tjetrin dhe që tashmë ka marrë “formë” prej disa vitesh.

Top Channel