Kryesia e PS ka shtyrë me një ditë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, raporton gazeta ‘Shqip’. Data 22 korrik ishte përcaktuar për mbledhjen e Asamblesë, por në takimin e zhvilluar sot të Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u vendos që Asambleja të organizohet më 23 korrik në orën 18:00.

Edhe pse nuk ka ende një sqarim publik nga PS mbi arsyet e shtyrjes, besohet se kjo lidhet me seancën parlamentare, e cila do të mbahet më 22 korrik.

Në Asamble priten zhvillime edhe sa i përket Qeverisë. Kryeministri Rama u la në janar gjashtë muaj afat dy ministrave për të përmbushur objektivat e tij. Bëhet fjalë për ministrin e Turizmit, Blendi Klosi dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Top Channel