Thuajse një orë ka zgjatur ceremonia e betimit të 300 deputetëve të parlamentit të ri grek pas zgjedhjeve të 7 korrikut që sollën në pushtet Demokracinë e Re.

Në fillim janë betuar me ceremoni fetare gjithë deputetë konservatore dhe ata të dy partive opozitare , ka pasuar betimi me Kuran i tre deputetëve myslimane ,ndërsa shumica e ligjvënësve të deputeteve të Syrizës kanë bërë betim politik.

Është hera e parë prej vitit 1974 pas rënies së juntës ushtarake që parlamenti grek përbëhet nga 6 parti, ndërsa ka pasur në këto vite nga tre deri në tetë forca politike.

Në këtë kuvend konservatorët kanë 158 vende, partia opozitare e Syrizës 86, Lëvizja për Ndryshim 22, Partia Komuniste 15, Zgjidhja Greke 10 dhe Mera25, 9. Dy forcat e fundit politike janë parti të reja që hyjnë në parlamentin grek.

Karakteristikë e kuvendit të ri është se 21,66% ose 61 deputetë janë gra. Nga 300 ligjvënësit e sotëm 112 janë zgjedhur për herë të parë.

Përsa i përket profesioneve që mbizotërojnë, në vend të parë vijnë juristët, gjithsej 71, mjekët 36, ekonomistët 32 dhe me të njëjtin numër 27, pasojnë gazetarët dhe inxhinierët.

Kryetari i parlamentit të ri do të zgjidhet gjate seancës të ditës së enjte.

Top Channel