Vorbull uji  pranë Korsikës/Fenomeni natyror zakonisht nuk ndodh në këtë stinë

16/07/2019 12:32

Një vorbull gjigante uji është parë pranë brigjeve të Korsikës të hënën dhe imazhet e saj janë shfaqur edhe në rrjetet sociale, duke habitur shumëkënd. Vorbullat e ujit janë relativisht të zakonshme pranë brigjeve të Korsikës, veçanërisht në fund të verës apo fillim të vjeshtës.

Korsika në fakt është në gjendje alarmi pasi pret të përballet me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Alarmi është lëshuar nga Meteo Francë dhe prek një pjesë të madhe të ishullit. Janë regjistruar sipas ekspertëve reshje shiu prej 120 mm në orë e sipas tyre, korrente detare janë shndërruar në tornado të vërteta, duke sjellë edhe imazhet spektakolare. Autoritetet kanë këshilluar evitimin e daljes nga shtëpia për shkak të situatës së rrezikshme të krijuar në kushte të tilla moti.

Top Channel