Pensionistët, pushime në shtëpi/ Moshatarët e tyre në botë udhëtojnë disa herë në vit

16/07/2019 19:50

Jemi në mesin e sezonit turistik. Nëse prindërit, të rinjtë e fëmijët mundohen me të gjitha mënyrat ta mbushin kohën e lirë, ne jemi kureshtarë të dimë, po gjyshërit tanë si i kalojnë pushimet verore?

“Ne nuk kemi para deri në Durrës jo me tej. Me pensionin prej 151 mijë lekësh nuk na del për bukë. Në Dubai, poshtë pemës”, thotë me shaka një zotëri.

“Unë marr një pension që mezi i ngremë disa burra bashkë”, thotë një tjetër.

“Unë do t’i kaloj në kolltuk thotë një zonjë. Marr 80 mijë lekë pension. Edhe unë do të kisha dëshirë të shkoja në ndonjë kamp veror, por nuk mundem. Fëmijëve nuk iu biem dot në qafë”, shtoi një tjetër.

Tirana gëlon nga turistët e huaj, kryesisht moshatarë të cilët duken shumë vitale teksa shëtisin nëpër bukuritë e vendit tonë, ne na lind pyetja, po gjyshërit europiane si i kalojnë verës?

“Jemi nga Holanda. Udhëtojmë shpesh në gjithë Europën, Tajlandë, Kinë, Amerikë. Ne jemi nga Norvegjia. Udhëtojmë deri në tre herë në vit. Kemi qenë shumë herë në Turqi, në Qipro , Kretë, Spanjë. Unë jam në pension , ndërsa ai punon. Udhëtojmë dy deri në tre herë në vit ”, kanë thënë disa turiste.

“Është hera e parë në Shqipëri, po kënaqemi shumë. Dje ishim edhe tek festivali në shesh. Në Izrael kur del në pension, fillon jeta. Udhëton, shijon jetën, takohesh me miq, ke kohë dhe para për të gjitha këto.

Top Channel