Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen e pasagjerit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Top Channel