Kukësi kërkon fitore. Stërvitet dhe analizon gabimet për ndeshjen e kthimit me Debracenin

16/07/2019 20:00

Kukësi bëhet gati për misionin e pamundur Europian, atë të përmbysjes së disfatës 3-0 që pësoi një javë më parë me Debrecenin në Hungari.

Në grumbullimin e tyre pak ditë përpara ndeshjes, trajneri Gjoka ka zhvilluar sërish analizën e ndeshjes së parë, për të evidentuar dhe korrigjuar gabimet që sollën atë humbje.

Gjithsesi për ndeshjen e kthimit ai mbetet realist, duke kërkuar të paktën fitoren.

Kjo ndeshje e kthimit që mund të ndërpresë aventurën e nënkampionëve të Shqipërisë, në Europë mund të jetë një pikë kyçe edhe për disa lojtarë, apo për stafin drejtues të verlindorëve, megjithatë trajneri Gjoka shpreson në qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e projektit që ka rinisur tek Kukësi, diçka më shumë se dy muaj më parë.

Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecenit do të zhvillohet ditën e enjte në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Top Channel