Inter kërkon me patjetër dy sulmues dhe nuk heq dorë nga Dzeko dhe Lukaku. Trajneri Conte u ka bërë të ditur drejtuesve emrat që kërkon të ketë në sulm.

Është rihapur edhe një herë negocimi për Dzekon. Roma kërkon 20 milion euro por Inter nuk jep më shumë se 12 për sulmuesin shtatlartë. Për të zgjidhur situatën futet në lojë Zaniolo.

Inter zotëron 15% të kartonit të futbollistit. Zaniolo kërkohët nga Tottenham. Heqja dorë e Inter nga pjesa që zotëron në kartonin e futbollistit do lehtësonin goxha shumë transferimim e Dzekos për 12 milion euro.

Inter gjithashtu shpreson edhe për Lukakun. Zikaltrit nuk kanë marrë një përgjigje nga United të cilët nuk dinë se çfarë do bëjnë me belgun, do e mbajnë në ekip apo jo. Lukaku e ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me Inter nën urdhërat e Conte-s.

Top Channel