Tre sulmuesit të cilët vranë tetë persona në vitin 2017, janë ekzekutuar në mënyrë të ligjshme nga policia.

Khuram Butt, 27 vjeç, Rachid Redouane, 30 vjeç, dhe Youssef Zaghba, 22 vjeç, u futën në urën e Londrës ku kryen edhe sulmin dhe lanë pas tetë viktima.

Ata u vranë nga oficerët në më pak se 10 minuta pas fillimit të sulmit.

Juristët konfirmuan se sulmuesit “injoruan paralajmërime të qarta” nga policia.

Kryeprokurori i çështjes i qëndroi të njëjtit version dhe tha se të tre burrat u vranë në mënyrë të ligjshme.

FOTO GALERI
1/8
8 viktimat ishin Chrissy Archibald, Sebastien Belanger, Kirsty Boden, Ignacio Echeverría, Sara Zelenak, Xavier Thomas, Alexandre Pigeard, James McMullan

Top Channel