Në të dy anët e aksit rrugor Lezhë-Shkodër sheh tezga të ngritura nga fermerët e zonës, që shesin prodhimet e tyre  bujqësore.

Ata të cilët udhëtojnë në këtë aks shprehen se ndalen dhe blejnë nga këta fermerë, pasi besojnë se janë pa kimikate, si shumica e produkteve bujqësore në vend.

Fermerët ankohen për mungesën e një tregu, apo pike grumbullimi në këtë zonë, pasi në shumë raste detyrohen t’i hedhin prodhimet, për mungesë të shitjes.

Zona e Zadrimës së Lezhës njihet për prodhimet e larta bujqësore dhe shumica e banorëve e kane lidhur jetesën e tyre me bujqësinë.

Top Channel