Novak Djokovic dhe Roger Federer rishkruajnë historinë e turneut të Wimbledonit.

Dy numrat e parë të turneut u bënë protagonistë të një ndeshje epike që u mbyll pas 5 orësh duke e bërë atë finalen më të gjatë në historinë e kompeticionit, por në fund ai që ngriti trofeun ishte pikërisht numri 1 i botës.

Tenisti serb arriti të fitojë kështu titullin e tij të pestë në Wimbledon duke e mundur Federer 3-2 me zviceranin që ishte vënë në ndjekje të suksesit të tij të 9 në turneun londinez. Djokovic e Federer nuk i zhgënjyen aspak tifozët e pranishëm në stadium dhe ata që e ndoqën finalen nga ekrani me lojën e tyre. Rivaliteti mes tyre ishte i madh pasi askush nuk dëshironte t’i lëshonte pe rivalit të tij.

Djokovic fitoi setin e parë dhe të tretë të dy me tiebreak 7-6;7-6, ndërsa Federer iu përgjigj duke fituar të 2 dhe të 6-1 dhe 6-4. Emocionet më të mëdha u panë në setin final të sfidës, që zgjati deri në rezultatin 12-12 kur u desh të luhej tie breaku i këtij seti. por përpara se të arrihej në këtë moment, Federer preku ëndrrën e tij për të fituar titullin e 9, teksa në gamin e 16 pati 2 pikë në dispozicion për të fituar, por që nuk i shfrytëzoi dot për meritë edhe të Djokovic që arriti të fitojë me shërbimin e zviceranit.

Në fund seti shkoi në tie break me numrin 1 të botës që u shfaq më i freskët për të fituar krejt këtë fraksion 13-12 dhe për të ngritur trofeun e turneut historik, Wimbledon

Top Channel