Nga data 4 korrik janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, për studentët që kanë përfunduar Universitetin me rezultate të larta në disa degë të caktuara.

Aplikimet përfundojnë më datë 31.07.2019.

I ftuar në ” Wake Up”, Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Punëve të Brendshme tha se ka pasur një rekord kërkesash, ndërkohë që prej 2014 ajo që bie në sy tha ai është rritja e numrit të femrave që kërkojnë t’i shtohen radhëve të policisë.

Top Channel