Wake Up/ “Pushime On Top”; Ori dhe Flori na zbulojnë risitë e emisionit veror

15/07/2019 13:25

Vera ka nisur dhe natyrisht bashkë me të edhe pushimet. Por për t’ua bërë edhe më të këndshme këtë sezon veror, e për t’u mbajtur mbërthyer pas ekranit, Top Channel sërish sjell në teleshikuesit në edicionin e dytë programin veror “Pushime On Top”.

Emra të njohur personazhesh nga të gjitha fushat e artit, kulturës, politikës, guida dhe reportazhe që prezantonin Shqipërinë turistike erdhën ndryshe tek publiku përgjatë një muaji rresht, duke sjellë stinën e verës në të gjitha dimensionet e saj.

Oriela Nebijaj dhe Flori Gjinin, dy moderatorët e ” Pushime On Top” rrëfyen disa nga personazhet që do të jenë pjesë e puntatës së parë dhe jo vetëm.

Top Channel