Shkarkimi i Prokurores Antoneta Sevdari, e cila ishte edhe anëtare e KLP shkaktoi mjaft debate. Sevdari u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi kaloi fazën e vettingut, por u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ishte Operacioni Ndërkombëtar  i Montorimit ai që apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Por çfarë thuhet në gjetjet e OMN? Vendimi  i saj është publikuar në faqen Këshillin e Europës.

Në një prej pikave të saj, ONM shprehet se nuk ka prova se ndonjë shkelje fiskale është kryer nga burri  Antoneta Sevdarit,  në lidhje me të ardhurat e vitit 2006 të Arabisë Saudite. “Duket e tepruar për të fajësuar subjektin e rivlerësimit për dështimin e kontrollit të pagesës së tatimit të bashkëshortit mbi të ardhurat e tij të punës së huaj. Unë shtoj se pagesa e taksave në Shqipëri mund të bëhet pas marrjes së transferimit të parave në llogarinë bankare të subjektit të rivlerësimit, kështu që duket e palogjikshme të kritikohet subjekti i rivlerësimit për të  mos kontrolluar përmbushjen e një detyrimi që mund të kryhet më pas.

Të gjitha shkeljet e pretenduara financiare i referoheshin subjektit të rivlerësimit vetëm në mënyrë indirekte, nëpërmjet bashkëshortit. Kjo është relevante nga këndvështrimi subjektiv në mënyrë që të vlerësohet serioziteti i sjelljes së subjektit të rivlerësimit”, thuhet në opinionin e ONM-së.

Ndër të tjerë, vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier de Mongeot, shprehet se nuk ka tregues pozitiv që tregon se subjekti i rivlerësimit ka vepruar në mënyrë mashtruese në mënyrë që të gënjejë organet e rivlerësimit;

“E vetmja mangësi e gjetur në vlerësimin e aftësisë profesionale, siç është shpjeguar më sipër, është me rëndësi të kufizuar subjektive dhe objektive.

Në dritën e sa më sipër, me respekt konsideroj se rrethanat e rastit janë të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se subjekti i rivlerësimit rrezikon besimin e publikut në gjyqësor. Kështu që ishte e shpërpjesëtuar të sanksionoje subjektin e rivlerësimit me shkarkim”, përfundon në opinionin e tij De Mongeot.

Top Channel