Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrezoi kërkesën e Agim Cekës, i cili ka qenë shofer i kamionit ku gjendeshin mjetet “Toyota Yaris”, brenda të cilave ishin të fshehura 3.4 milionë euro.

Avokati i tij, Ardian Visha kërkoi lirimin me argumentin se kanë mbaruar afatet dhe zgjatja e afatit ishte bërë me shkelje të rënda të ligjit dhe akt te pavlefshëm.

Ndërkohë në shkallën e parë kur janë dhënë vendimet për zgjatje të afati hetimor, kjo masë është dhënë për tre personat e tjerë të arrestuar dhe jo për shoferi Agim Ceka.

  “Toyota” me 3.4 milionë euro, Krimet e Rënda lënë në burg katër të ndaluarit

E kjo shkelje sipas avokatit përbën pavlefshmëri për vendimin, por Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i rrëzoi këto pretendime dhe nuk e liroi Agim Cekën.

Zgjatja e hetimeve është vendosur që të jetë deri më 24 shtator të këtij viti.

Katër të arrestuarit janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Top Channel