Ndërsa Daniel Craig do të luajë rolin e tij si James Bond në filmin e radhës, seria po përgatitet për një ndryshim thelbësor, me raportime sipas të cilave aktorja britanike me ngjyrë, Lashana Lynch, do të jetë 007 e ardhshme, duke marrë kështu numrin e agjentit sekret Bond pasi karakteri largohet nga MI6.

The Mail, citon një burim anonim që thotë se filmi i 25 hapet me Bondin, Daniel Craig, që është tashmë në pension, në Xhamaika, e që thirret për të luftuar një armik të ri.

Por ka një skenë në fillim të filmit, ku M thotë, “Eja 007” dhe brenda hyn Lashana, që është një grua e bukur, me ngjyrë. Është një moment shokues. Bondi vazhdon të jetë Bondi, por ai është zëvendësuar si 007.

31 vjecarja nga londra perëndimore, ka debutuar në industrinë e filmit në fast girls të 2011, por roli i saj kryesor ka ardhur këtë vit, si pilotja luftarake Maria Rambeau në Kapiten Marvel.

Lajmi që ajo ka marrë kodin e famshëm të Bond, është pritur mirë në mediat sociale dhe vjen pak kavë pasi këngëtarja amerikane halle bailey është zgjedhur të luajë arielin në rikthimin e Sirenës së vogël.

Filmi i 25 i serisë Bond, po xhirohet në Itali dhe Britaninë e Madhe dhe është përballur me një seri problemesh, që nisën që në tetor 2015 kur Craig tha se nuk do të luante më Bondin.

Top Channel