Surpriza në ditëlindjen e Digitalb/ Në datat 14 dhe 15 korrik hap free si dhuratë të gjitha kanalet e platformës

14/07/2019 12:29

Në këtë përvjetor të ditëlindjes së 15-të, Digitalb nuk e ndal morinë e surprizave të shumta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Për dy ditë me radhë në datat 14 dhe 15 korrik, Digitalb hap free si dhuratë të gjitha kanalet e platformës për të ndjekur programet e tij sipas dëshirave dhe preferencave tuaja.

Ndaj edhe ju që nuk keni momentalisht një abonim mund të bëheni pjesë e ftesës së familjes së madhe Digitalb për t’u shijuar, kënaqur dhe zbavitur me programet e larmishme të platformës më të madhe të të gjithë shqiptarëve.

Por jo vetëm kaq, sepse Digitalb ka menduar për abonentët që nuk kanë bërë ende abonimin një super ofertë me Ulje për Abonimet dhe dekodera falas.

Nuk duhet humbur kjo mundësi fantastike sikurse nuk duhet humbur super spektakli që Digitalb organizon në Sheshin Skënderbej më datë 15 korrik dhe ku hyrja është falas për të gjithë. Ejani të festojmë dhe gëzojmë së bashku me Digitalb.

 

Top Channel