Një aksident ka ndodhur në rrugën e Tales ku një makinë ka përplasur një kalimtar.

Si pasojë e aksidentit i aksidentuari ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve paraprake kalimtari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga makina.

Top Channel