Energjia elektrike është rikthyer pas blakoutit të në dite më parë në Nju Jork, që bllokoi trenat e metrove e la disa persona të bllokuar në ashensorë mbrëmjen e se shtunës.

Kompania e energjisë Con Edison pohoi se mbi 70,000 shtëpi dhe biznese mbeten pa drita në Manhattan, zona me dendësinë më të madhe të popullsisë, nga të pesë lagjet e qytetit. Ndërprerja zgjati rreth pesë orë. Çudia ishte që ajo erdhi pikërisht në përvjetorin e blackout-it masiv të 1977-ës, i cili e zhyti në errësirë Nju Jorkun e nxiti grabitje të mëdha dhe episode zjarrvënieje.

Të gjashtë rrjetet e shpërndarjes së energjisë ishin prekur nga defekti që duket se e kishte origjinën në një nënstacion elektrik. Shkaku i tij nuk është zbuluar ende, megjithatë autoritetet po hetojnë për ta zbardhur sa më shpejt. Ndërprerja e energjisë u shtri nga Fifth Avenue deri në lumin Hudson e më tej.

Dritat e rrugëve e semaforëve u fikën dhe disa ndërtesa u evakuuan, megjithatë kryebashkiaku Bill de Blasio siguroi se nuk bëhet fjale për ndonjë lloj sabotazhi, por thjesht për një problem mekanik, siç e quajti ai.

Top Channel