Mbyllet telenovela De Ligt, holandezi te Juventus për 70 milionë euro

14/07/2019 14:00

Mbyllet telenovela e radhës e merkatos; ajo për Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez do të luajë me Juventusin në 5 vitet e ardhshme.

Tashmë Juventusi dhe Ajaxi e kanë arritur akordin mes tyre për transferimin e De Ligt për vlerën e 70 milionë Eurove dhe bonuse të tjera ndërkohë që në kontratën e 19 vjeçarit është përfshirë edhe një klauzolë e zgjidhjes së saj prej 150 milionë eurove.
Tashmë pritet që shumë shpejt futbollisti të mbërrijë në Torino dhe sipas medies italiane ditën e martë ai do të kryejë vizitat mjekësore në klinikën J-Medical.

Top Channel