Ekstradohet nga Belgjika drejt vendit tonë 41-vjeçari  Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga  Interpol Tirana pasi Gjykata e Shkodrës në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Top Channel