Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një punonjës i OSHEE ka humbur jetën.

Viktima është shtetasi me iniciale P.H 56 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen ‘Kushtrimi’.

Viktima, punonjës i OSHEE vlorë ishte duke punuar privatisht në një banesë ku ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel