Tenton të vjedhë në banesën e një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia e Kavajës, gjatë tentativës për tu larguar. Në pranga ka rënë shtetasi XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases H. K.,banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë  policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për tu larguar me biçikletë e shtetasit XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Top Channel