Pre e lojës së dy komikëve rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), duket se ka rënë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ashtu si dhe në rastin e shefit të ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev, njëri prej tyre është paraqitur si, ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Humoristi i ka thënë Haradinajt se pas zgjedhjeve presidenciale, në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, në shkëmbim të mbështetjes së tij.

Vovan dhe Leksus e kanë marrë dy herë në telefon Kryeministrin kosovar, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në bisedën e publikuar në “youtube”, nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje Poroshenkos së rreme, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në “twitter”.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për iu, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për iu në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj, e pas kësaj, humoristi i përgjigjet “se pas fitores do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”.

Në vazhdën e kësaj bisede, Haradinaj, që nuk ka kuptuar asgjë, ka publikuar dhe një status në profilin e vet, në “twiiter”, ku i uronte fitore Poroshenkos në zgjedhje, dhe atij që mendonte se ishte Kryeministri i ardhshëm, Vovan Lexusov.

“Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe prosperitet”, shkroi Haradinaj, që nuk ka bërë, megjithate pohime të forta në bashkëbisedim si ato të homologut Zaev.

Top Channel