Ka nisur puna për shembjen e godinës pranë stadiumit Qemal Stafa.

Ndërkohë mësohet se pronarët pretendojnë që nuk janë lajmëruar me shkresë zyrtare për shembjen.

Shembja e godinës 4 katëshe, ka nisur që në orën 7 të mëngjesit dhe po bëhet me anë të dy fadromave.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe nuk lejon kalimin e mjeteve.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe kryebashkiaku i Erion Veliaj i cli shkruan në Twitter: Çibani i fundit! ?

Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare ?⚽

Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq ✌ #TiranaNukNdalet”

FOTO GALERI
2/2

Top Channel