Sezoni i tretë i “La Casa de Papel”, seriali më i shikuar në Netflix që nuk është në gjuhën angleze, u prezantua në Madrid, tetë ditë përpara se të transmetohet në platformën amerikane. Për gjenerata me radhë, kultura të caktuara janë eksportuar në të gjithë botën, por ky serial dëshmoi se edhe histori të jshtëzakonshme mund të përhapen gjithandej e të vlerësohen nga të gjithë.

“Dhe ky është një show i jashtëzakonshëm. Është nga Spanja, por sot e sheh i gjithë globi”, tha Ted Sarandos i Netflix-it. Krijuesi dhe producenti Alex Pina megjithatë, i njeh dhe meritat e platformës së njohur dixhitale për suksesin e madhe që ka arritur seriali.

“Mundësia e transmetimit në 191 vende të ndryshme në të njëjtën kohë, të jep të njëjtat shanse me filma fiction amerikano-veriore. Ajo qe platforma të tilla kanë bërë është që e kanë rritur nivelin e aksesueshmërisë. Për ne, kjo është një mundësi shumë e mirë”, tha ai.

I krijuar nga Pina në 2007-tën, seriali spanjoll rrotullohet rreth një grabitjeje të planifikuar me shumë kujdes ndaj korporatës publike Mint Royal në Madrid prej një mendjeje kriminale shumë pjellore e të vënë në jetë nga 8 hajdutë, identitetet e të cilëve nuk zbulohen.

Gjate harkut të vetëm dy sezoneve, ai fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm, me disa elementë të kthyer tashmë në pjesë të kulturës pop përfshire uniformat e kuqe, apo maskat e frymëzuara nga Salvador Dali që protagonistët i mbajnq gjatq grabitjes apo dhe rikthimin e këngës italiane anti-fashsite, “Bella ciao“të përdorur si metaforë të rezistencës dhe lirisë.

Top Channel