Nike Lulashi, 55 vjeç, është arrestuar në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, për shkak se më 18 shtator të vitit të kaluar vrau fqinjin e tij, Tahir Bajraktarin.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg” për Lulashin për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Lulashi kreu vrasjen pas grindjes me Bajraktarin për shkak të një pagese që ky i fundit duhet t’i jepte për kujdesin ndaj shtëpisë. Ngjarja ndodhi në bjeshkën e Doberdollit, në Tropojë, ku Bajraktari kishte shkuar për disa ditë pushime.

Top Channel