Frok Çupi në Top Talk: Vazhdimi i presidencës Meta, do të thotë dështim i SHBA-së në Shqipëri

11/07/2019 16:49

Për gazetarin dhe publicistin Frrok Çupi, qëndrimi i Metës në zyrën e Presidencës nuk do t’i jetë i gjatë.

“Marrëveshja në politikë është e domosdoshme. Por opozitën e keni parë që është e luhatur. Problem tani është presidenti, i cili ka hyrë në një betejë për jetë a vdekje. Në Shtator nuk do të kemi këtë President”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse është i bindur se Meta nuk do të jetë më President, Frrok Çupi u përgjigj: “Jam i bindur, sepse në të kundërt bie mazhoranca, nëse bie mazhoranca bie Amerika. Nëse Meta është President, këtu ka rënë Amerika, e gjithë influenca perëndimore në Shqipëri”.

Top Channel