24 vjetori i Masakrës së Srebrenicës: Një nga momentet më të errëta të njerëzimit

11/07/2019 17:12

Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilëve u ka kaluar mandati, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, Komisioner i zgjerimit, kujtuan se është detyrë e përbashkët, që ky të kujtohet gjithmonë si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne Europiane”.

Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo lartësim të kriminelëve të luftës.

“Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, thuhet ne deklaratën e tyre të përbashkët. Dy përfaqësuesit evropianë theksuan nevojën për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së shkuarës.

Në qendrën përkujtimore “Potoçari” në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të cilat jane gjetur në disa varre masive gjatë këtij viti.
Më i riu është Osman Cvrka, ai ishte vetëm 16 vjeç kur u ekzekutua.

Forcat serbo-boshnjake hynë 11 korrikun, e vitit 1995 në Srebrenicë, një zonë kjo e shpallur asokohe e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që pasuan, ato ekzekutuan 8 mijë burra e djem myslimanë, ndërsa trupat i groposën në pyjet përreth.

Procesi i gjetjes, identifikimit dhe varrosjes së tyre, vazhdon ende.

Top Channel