Për vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit, shkodranët kanë mundësinë të shijojnë bukuritë e rralla natyrore që të ofron liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan.

Gjatë verës,kur temperaturat janë të larta, brigjet e këtij liqeni në Shirokë dhe ne Zogaj janë një mundësi e mirë dhe pa shpenzime për të bërë plazh.

“E dua shumë. Është një natyre e bukur për tu eksploruar me biçikletë, por edhe për të bërë plazh. Nga këtu mund të shkosh edhe në Mal të Zi. Edhe pse është shumë nxehtë, është fantastike dhe e dua shumë këtë vend. Do t’ua sugjeroj miqve të mi në Spanjë pasi në nuk kemi shumë informacione atje rreth Shqipërisë”, shprehet një turiste spanjolle.

Pas viteve ’90 brigjet e liqenit të Shkodrës pothuajse u braktisen, por vitet e fundit falë ndërtimit të pedonales, të gjithë zonës i’u rikthye gjallëria. Çdo ditë, sidomos në orët e mbrëmjes qytetarët shkodranë, shijojnë ajrin e pastër të liqenit duke shëtitur, vrapuar apo edhe peshkuar ndërsa perëndimi i diellit është një atraksion me vete.

Liqeni i shpallur edhe si zonë e mbrojtur RAMSAR është i pasur dhe në faunë ku rreth 70% e llojeve të shpendëve të Shqipërisë ndodhen në liqenin e Shkodrës.

Top Channel