Nëse në fushë do të jetë njësoj si në konferencën për shtyp, atëherë Eder Militao do të jetë një blerje zhgënjyese për Realin e Madridit.

Të shumtë ishin ata tifozë të skuadrës së futbollit spanjoll që menduan dhe sugjeruan kështu në forumet e klubit, kur lojtari më i ri i Blankos, pati një prezantim të çuditshëm.

Real Madrid u detyrua të pezullonte prezantimin e 21 vjecarit brazilian pas gjendjes së rënduar fizike që futbollisti kishte, aq sa për pak nuk humbi ndjenjat. Kjo ndodhi pikërisht kur gazetarët po e pyesnin Eder Militao mbi situatën e bashkëkombasit të tij Nejmar, ndërsa talenti kërkoi dhe ndërprerjen e prezantimit.

Reali pagoi 50 milionë Euro për mbrojtësin e përfaqësueses braziliane që u bind për të lënë Porton, e për të provuar një aventurë të re në La Liga.

Pasi u rikuperua nga emocionet dhe dehidratimi, Eder Militao zbriti në fushën e stadiumit Santiago bernabeu, për xhonglimet e rasti para tifozëve.

Top Channel